Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se deputetët janë njoftuar për mbajtjen e një seance sonte.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se seanca pritet të nisë në ora 20:30.
“Po mbani seanca natën! Në ndërkohë ne sapo e morëm një mesazh se do kemi seancë sonte në ora 20:30”, ka shkruar Musliu.




