Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është pranuar kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Sipas saj, seanca do të mbahet sonte në orën 20:30, ndërsa janë propozuar dy kandidatura: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në seancë, në përputhje me obligimet kushtetuese.




