Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur shqetësim për rritjen e ndotjes së ajrit, veçanërisht në zonën e Obiliqit, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet.
Sipas IKSHPK-së, termocentralet Kosova A dhe B janë ndër ndotësit kryesorë, ndërsa pasojat përfshijnë probleme serioze shëndetësore, sidomos te grupet e ndjeshme.
Instituti propozon monitorim në kohë reale, kontroll të filtrave dhe masa konkrete për uljen e ndotjes.




