Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, ka kritikuar mungesën e një opozite funksionale në vend gjatë pesë viteve të fundit.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti po synon zgjerim të pushtetit, ndërsa partitë opozitare i akuzoi për përfitime nga bashkëqeverisja.
Molliqaj theksoi se vendit i duhet një opozitë e vërtetë dhe se PSD synon të marrë këtë rol.




