Ramush Haradinaj ka përkujtuar Masakrën e Studimes së Vushtrrisë, duke u përulur para kujtimit të 116 civilëve shqiptarë të pafajshëm, burra, gra dhe fëmijë, të vrarë më 2 maj 1999.
Ai tha se viktimat u vranë mizorisht nga aparati shtetëror serb, ndërsa po lëviznin në kolonë për t’u shpërngulur drejt Shqipërisë.
Haradinaj theksoi se masakra përfaqëson një nga krimet më të rënda të luftës dhe dëshmi të politikës gjenocidale ndaj popullit shqiptar.
Ai shtoi se plagët e luftës mbeten ende të hapura dhe se drejtësia nuk mund të mbyllet pa ndëshkimin e krimeve të kryera në Kosovë.
Në fund, ai nderoi martirët e Studimes dhe të gjithë dëshmorët e Kosovës.




