Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit mbetet ndër shkeljet më të rrezikshme në trafik. Gjatë muajit prill 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 254 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes.
Autoritetet bëjnë apel që drejtuesit e automjeteve të jenë të përqendruar dhe të shmangin çdo shpërqendrim, pasi edhe një moment pakujdesie mund të shkaktojë pasoja të rënda.
Qytetarët mund të raportojnë shkeljet në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë, duke u garantuar ruajtja e konfidencialitetit.




