Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ajo theksoi rëndësinë e diasporës në zhvillimet e vendit, duke i inkurajuar bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e procesit vendimmarrës. Regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2026.




