Institucioni i Avokatit të Popullit dhe disa agjenci të pavarura në Kosovë po përballen me mungesë funksionaliteti për shkak të skadimit të mandateve dhe krizës politike. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, shpërndarja e Kuvendit ka kthyer në pikën zero procesin e përzgjedhjes së Avokatit të ri.
IKD vlerëson se disa institucione udhëhiqen nga ushtrues detyre, ndërsa mungesa e stabilitetit politik rrezikon të ndikojë në pavarësinë dhe funksionimin e tyre. Edhe Gjykata Kushtetuese dhe disa ministri po operojnë me kapacitete të kufizuara, duke shtuar shqetësimet për rritjen e numrit të institucioneve jofunksionale.




