Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se nga sot deri të premten do të mbahen seanca gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të administrimit të drejtësisë.
Sipas aktakuzës, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vepruar individualisht dhe në bashkëpunim për të ndikuar ose penguar zyrtarët në kryerjen e detyrave të tyre.
Në këtë rast janë përfshirë edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjen e tyre të parë para gjykatës më 27 shkurt 2026.




