Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka inauguruar Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve, e cila do të ofrojë shërbime në një hapësirë më moderne dhe më funksionale për qytetarët dhe bizneset.
Drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni, ka thënë se qëllimi është afrimi i shërbimeve me tatimpaguesit dhe rritja e efikasitetit institucional, duke theksuar edhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale të administratës.
Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka uruar për hapjen e qendrës, duke shpresuar që ajo të shfrytëzohet sa më shumë nga tatimpaguesit.




