Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka theksuar se krizat nuk duhet të shërbejnë si arsyetim për stagnim ekonomik, por si moment reflektimi për reforma dhe zhvillim.
Në një postim në Facebook, ai ka marrë shembull Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se vendi ka arritur të shndërrojë sfidat ekonomike në mundësi zhvillimi përmes vendimeve strategjike dhe investimeve.
Gërxhaliu ka theksuar se edhe për Kosovën dhe rajonin, mesazhi kryesor është orientimi drejt investimeve produktive dhe guximit ekonomik, duke mos pritur kalimin e krizave, por duke vepruar gjatë tyre.




