Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur detaje për votimin jashtë Kosovës, i cili po zhvillohet përmes postës për zgjedhjet e parakohshme.
Sipas KQZ-së, rreth 105 mijë shtetas të regjistruar do të marrin pakon e votimit, e cila përmban: udhëzuesin për votim, fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes.
Votuesit duhet ta dërgojnë pakon në adresën postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë, ndërsa çdo dërgesë do të ketë numër gjurmimi për ndjekje të procesit.




