Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjatë vizitës në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që drejton dhe për kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini.
Haradinaj tha se në Malishevë janë takuar me miq e bashkëluftëtarë dhe se bashkë do të vazhdojnë angazhimet për një Kosovë më të zhvilluar dhe të sigurt.




