Sot shënohen 28 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës, ku më 25 maj 1998 forcat serbe vranë dhe masakruan banorë të pafajshëm shqiptarë.
Krimet e kryera në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999 konsiderohen ndër më të rëndat të kryera nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Kosovë.
Edhe pas 28 vitesh, drejtësia vendore dhe ndërkombëtare nuk kanë arritur të dënojnë autorët e këtyre masakrave.




