Policia e Kosovës ka arrestuar kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, në Prishtinë.
Arrestimi është kryer afër një pompe derivatesh, në një zonë ku pritet të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë. Gjatë momentit të ndalimit, ai është dëgjuar duke iu drejtuar policisë në një video të publikuar në media.
Rrethanat e rastit janë duke u trajtuar nga organet kompetente./EO/




