Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ndërmarrë një hap i rëndësishëm drejt themelimit të Bankës Zhvillimore të Kosovës.
Ai bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të hartojë projektligjin për këtë bankë.
Sipas Muratit, Banka Zhvillimore do të lehtësojë financimin e prodhuesve, eksportuesve dhe projekteve të tjera zhvillimore, duke ofruar kushte më të favorshme për kredi dhe investime.




