Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë autorizuar nisjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut.
Vendimi pritet të miratohet edhe zyrtarisht nga ministrat e Brendshëm të BE-së, pas së cilës do të fillojnë negociatat individuale me secilin shtet të rajonit.
Synimi i këtij procesi është arritja e një marrëveshjeje që do të mundësonte heqjen graduale të tarifave të roamingut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke lehtësuar komunikimin për qytetarët e rajonit.




