Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Ai ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për, siç tha, një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik, duke theksuar se kjo dëshmon forcën e institucioneve dhe kulturës demokratike të vendit.
Begaj ka bërë thirrje që forcat politike të angazhohen me përgjegjësi për dialog dhe kompromis institucional, në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës.
Ai rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe evropiane.




