Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të vendeve të QUINT-it, ambasadorin e Türkiye-s dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Sipas KFOR-it, takimi shërbeu për të diskutuar situatën e sigurisë në rajon dhe për të riafirmuar angazhimin e misionit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në këtë kuadër, gjeneralmajor Ulutaş vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të vendeve pjesëmarrëse dhe mbështetjen e tyre ndaj misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.




