Analisti politik Artan Nimani ka vlerësuar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026 kanë prodhuar një Kuvend pa shumicë të qartë, duke sjellë sfida për formimin dhe funksionimin e institucioneve.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë me 53 deputetë, por pa numrat e mjaftueshëm për të qeverisur e vetme, ndërsa PDK ka 22 deputetë, LDK 18 dhe AAK 7.
Ai theksoi se deputetët e komuniteteve mund të jenë vendimtarë për krijimin e shumicës parlamentare.
Nimani paralajmëroi se sfidë mbetet edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës, e cila kërkon shumicë të kualifikuar dhe pjesëmarrje të gjerë në Kuvend.
Sipas tij, edhe një qeveri me shumicë minimale mund të përballet me vështirësi për të siguruar stabilitet institucional, duke rritur rrezikun e bllokadës politike.




