Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër projektit të gazit amerikan, por sipas tij, është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një shkrim në Facebook, Behrami ka përmendur disa projekte dhe bashkëpunime ndër vite, duke thënë se VV ka mbajtur qëndrime kundër ose kritike ndaj tyre.
Ai ka përmendur ndër të tjera projektin e ContourGlobal, Bechtel & Enka, vizitën e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, projektin e Wesley Clark për gazifikimin e qymyrit në KEK dhe kontratën e Presidencës me William Walker.
Behrami ka përfunduar duke thënë se, sipas tij, qëndrimet e VV-së tregojnë një qasje kundërshtuese ndaj SHBA-së.




