Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar deklaratat e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me përdorimin e gazit rus në sektorin energjetik.
Përmes një reagimi publik, Hoti tha se Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për prodhimin e energjisë elektrike, por importon energji nga vende që e prodhojnë atë duke përdorur këtë burim.
Sipas tij, deklaratat e Rizvanollit nuk e pasqyrojnë plotësisht mënyrën se si sigurohet energjia për Kosovën, pasi energjia e importuar nga tregjet rajonale mund të jetë prodhuar edhe me gaz rus.
“Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji, por importon energji nga vende që e prodhojnë atë duke përdorur gazin rus”, ka deklaruar Hoti.




