Ushtarët e Forcave të Armatosura Gjermane, të angazhuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E) në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të kryejnë patrulla të rregullta përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ (ABL).
Gjatë këtyre aktiviteteve, KFOR-i përdor sisteme të vegjël avionësh pa pilot (dronë), të cilët ofrojnë informacione në kohë reale dhe rrisin ndërgjegjësimin situativ, duke përmirësuar sigurinë e patrullimeve në terren.
Sipas KFOR-it, këto patrulla kontribuojnë në ruajtjen e vetëdijes operacionale, forcimin e bashkëpunimit në zonën e operimit, si dhe mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes.
Ato pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.




