Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 7 qershor 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se mbledhja e radhës do të mbahet të shtunën, më 27 qershor, në orën 11:00, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, procesi i shpalljes së rezultateve do të formalizojë përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.




