Erza dhe Aulona Zubaku, të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Gjermani, do të varrosen nesër në Kamenicë.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet më 27 qershor, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Topanicë.
Familjarë, miq dhe të afërm pritet t’u japin lamtumirën e fundit dy motrave, humbja e të cilave ka pikëlluar familjen dhe komunitetin.




