Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka bërë të ditur se Qeveria ka ndarë buxhet për zgjerimin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, duke theksuar se kapacitetet aktuale janë të kufizuara.
Ai tha se projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve, ndërsa paralelisht po punohet në forcimin e sistemit dhe trajtimin e personave me nevoja të veçanta në institucionet korrektuese.
Zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të drejtësisë theksuan gjithashtu nevojën për staf shtesë, trajtim adekuat shëndetësor dhe respektim të standardeve ndërkombëtare për personat me çrregullime mendore në sistemin e drejtësisë.




