Moderatorja Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë nisur pushimet në Egjipt, duke zgjedhur një destinacion ekzotik për të kaluar disa ditë relaksi larg angazhimeve të përditshme.
Çifti ka ndarë momente nga udhëtimi përmes rrjeteve sociale, ku shfaqen pamje nga atmosfera luksoze dhe natyra karakteristike e vendit.
Në postimet e saj, Elita është shfaqur elegante me një fustan të gjatë në ngjyrë të kaltër, ndërsa ka përshkruar përvojën me fjalët “e humbur në Netët Arabe”, duke reflektuar atmosferën e pushimeve.
Elita dhe Gjiko, prindër të dy fëmijëve, vazhdojnë të ndajnë momente familjare dhe romantike, duke qenë ndër çiftet më të komentuar në publik.





