Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka përkujtuar dëshmorin e kombit Naser Lani në përvjetorin e rënies së tij, më 27 qershor 1998, duke vlerësuar lartë sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Ai theksoi se lufta dhe kontributi i Naser Lanit mbeten frymëzim për brezat e ardhshëm dhe pjesë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Lushtaku ka shprehur nderim dhe respekt të thellë për të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, duke i cilësuar ata si themel të lirisë së Kosovës.




