U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Valentina Superti, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisioni Evropian dhe të Bashkimi Evropian për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar se kjo mbështetje është shndërruar në institucione demokratike, reforma dhe një orientim të qartë evropian, i mbështetur gjerësisht nga qytetarët.
Ajo theksoi se Kosova ka ruajtur një kurs të qëndrueshëm në reformat evropiane, është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe po zbaton me seriozitet obligimet që rrjedhin nga Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes.
Haxhiu kërkoi që progresi i Kosovës të pasqyrohet me hapa konkretë politikë nga BE-ja, përmes avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.
Në takim u diskutua edhe rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve të Procesi i Berlinit dhe e bashkëpunimit të barabartë rajonal, ku Kosova duhet të ketë mundësi të njëjta për përfaqësim, lidhje infrastrukturore, tregti, digjitalizim dhe qasje në iniciativat e tregut të përbashkët.




