IKShPK ka publikuar një material informues për fruthin dhe vaksinën MMR, me qëllim që prindërit dhe kujdestarët të kenë qasje në informata të sakta dhe të bazuara në evidencë shkencore.
Sipas IKShPK-së, fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze, por që mund të parandalohet në mënyrë efektive përmes vaksinimit.
Materiali përfshin informata të detajuara për mënyrën e përhapjes së fruthit, simptomat dhe komplikimet e mundshme, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës MMR, si dhe orarin e vaksinimit sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë.
Po ashtu, në këtë udhëzues janë përfshirë sqarime lidhur me mitet dhe keqinformimet më të shpeshta rreth vaksinës MMR.
IKShPK u bën thirrje qytetarëve që ta lexojnë dhe ta shpërndajnë këtë material te familjarët dhe miqtë, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe komunitetit nga fruthi.




