Një 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur në ujërat e Liqenit të Batllavës gjatë së martës.
Sipas informacioneve fillestare, ai kishte hyrë në ujë, por më pas nuk është parë më në sipërfaqe, duke alarmuar personat e pranishëm.
Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë operacionin për gjetjen e tij, ndërsa kërkimet po vazhdojnë.




