Kallot janë shtresa të forta të lëkurës së vdekur që formohen kryesisht në duar dhe këmbë, duke shkaktuar shpesh shqetësime dhe dhimbje gjatë ecjes.
Edhe pse zakonisht nuk janë të rrezikshme, ato mund të bëhen të bezdisshme dhe në disa raste të shkaktojnë infeksione.
Një nga metodat natyrale për zbutjen dhe largimin e kallove është përdorimi i qepës së thatë dhe uthullës së bardhë.
Për përgatitjen e kësaj kure nevojitet një qepë e thatë dhe rreth 100 ml uthull e bardhë. Pritni tre feta qepë dhe vendosini në një enë qelqi me uthull. Pas disa orësh, lëngu është gati për përdorim.
Lyeni kallot me lëngun e përftuar duke përdorur pambuk, mbulojini zonat e prekura dhe mbështillini me qese plastike. Vishni çorape dhe lërini gjatë natës.
Të nesërmen, lani këmbët me ujë dhe sapun, pastaj fërkojini lehtë me gur për heqjen e kallove. Kjo metodë ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe lehtëson heqjen graduale të kallove.
Në rastet kur kallot janë më të forta, trajtimi mund të përsëritet disa herë deri në arritjen e rezultateve të dëshiruara.




