Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Batllavës, pas raportimeve se një person dyshohet të jetë zhdukur në ujërat e liqenit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 13:00, pasi personi dyshohet se ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se menjëherë janë angazhuar njësitë relevante policore, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit për lokalizimin e personit.
Në operacionin në terren janë bashkuar edhe njësitë e Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa kërkimet po vazhdojnë në zonën e Liqenit të Batllavës./EO/




