Aktori Can Yaman ka reaguar ashpër ndaj producentit veteran Faruk Turgut, pas deklaratës së këtij të fundit se nuk do të bashkëpunonte më me të.
Turgut, themelues i Gold Film, u shpreh shkurt “jo” kur u pyet për një bashkëpunim të ri me aktorin, duke theksuar se përvoja gjatë serialit “Erkenci Kuş” kishte qenë e vështirë, pavarësisht suksesit të madh të projektit.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Can Yaman në rrjetet sociale, ku ai ka përdorur tone të ashpra dhe kritika ndaj producentit, duke rikthyer në vëmendje mosmarrëveshjet e mëparshme mes tyre.
Aktori ka përmendur gjithashtu projektet e tij ndërkombëtare, përfshirë “El Turco” dhe “Sandokan”, duke theksuar suksesin dhe rrugëtimin e tij në tregun global të televizionit.
Deri më tani, Faruk Turgut nuk ka reaguar ndaj akuzave të fundit, ndërsa përplasja mes dyshes mbetet e hapur dhe vazhdon të tërheqë vëmendje në mediat e showbizit.




