Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen e ndodhur më 28 qershor në Ferizaj.
Sipas vendimit, masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më 29 korrik 2026, pas seancës dëgjimore të mbajtur në gjykatë.
E dyshuara ngarkohet se, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje në një banesë në Ferizaj, ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.




