Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në vend është rritur në 500 euro.
Sipas Kurtit, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Ai theksoi se gjatë mandatit të qeverisë së tij paga minimale është rritur katër herë, duke kaluar nga 130 dhe 170 euro në 250 euro, më pas në 350 euro, në 425 euro dhe tani në 500 euro.
Kurti e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve dhe rritjen e të ardhurave në sektorin privat.




