Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar të mërkurën rreth orës 09:46 në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas të dhënave të Qendrës Evropiano-Mesdhetare për Sizmologji (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 6 kilometra në jugperëndim të Leskocit, në një thellësi prej 5 kilometrash.
Lëkundjet janë ndier në disa pjesë të Kosovës dhe në zonat përreth në Serbi, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.




