Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se parimet “Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë” kanë frymëzuar botën e civilizuar dhe se populli i Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta.
Ai vlerësoi rolin e SHBA-së në mbështetjen e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, duke theksuar se ndihma amerikane ka qenë vendimtare në momentet më të rëndësishme për vendin.
Kurti bëri të ditur gjithashtu se mori pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së në ambasadën amerikane në Prishtinë, duke shprehur mirënjohjen për partneritetin dhe aleancën e vazhdueshme mes dy vendeve.




