Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 27 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.
Sipas raportit ditor, policia ka shqiptuar gjithsej 2114 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 24 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.




