Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.39 euro për litër, duke shënuar rritje prej 1 cent krahasuar me ditën e kaluar. Benzina mbetet me çmim maksimal prej 1.35 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi i gazit vazhdon të jetë 0.68 euro për litër, pa ndryshime nga dita e mëparshme.




