Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit si datë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK e ka cilësuar vendimin të padrejtë dhe të papranueshëm, duke kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor dhe duke pretenduar se ai është i motivuar politikisht.
Organizata ka theksuar se asnjë proces gjyqësor nuk mund të ndryshojë, sipas saj, karakterin e luftës çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka kritikuar edhe qasjen e disa faktorëve ndërkombëtarë ndaj vlerave të UÇK-së.
OVL-UÇK ka paralajmëruar protesta në shenjë kundërshtimi ndaj procesit, duke bërë të ditur se nuk përjashton përshkallëzimin e tyre nëse kërkesat e saj vazhdojnë të mos merren parasysh.




