Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me të shtëna me armë zjarri të enjten në Podujevë.
Tashmë janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentet para dhe gjatë ngjarjes. Në video shihet se fillimisht mes të përfshirëve ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Sipas të dhënave të mëhershme, dy nga të plagosurit janë vëllezër (F.Z. dhe F.Z.), një tjetër është daja i tyre (A.Xh.), ndërsa i plagosuri i katërt është kalimtar rasti.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.




