Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën si shtet i lirë dhe i pavarur.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka theksuar se themelet e shtetit të Kosovës qëndrojnë mbi vendosmërinë e ish-delegatëve për të refuzuar dhunën dhe për të përqafuar vlerat e lirisë.
Ajo ka nderuar delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 korrik 1990 artikuluan qartë vullnetin e qytetarëve për liri, duke miratuar Deklaratën Kushtetuese.
“Mbi të gjitha, ata dhanë shembullin e mosdorëzimit para asnjë vështirësie, shembull që vazhdon të na frymëzojë edhe sot”, ka shkruar Osmani.




