Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se energjia nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe e sigurisë kombëtare.
Në një tryezë për gazin si burim energjie, ai theksoi se bizneset po përballen me rritje të kostove dhe sfida të konkurrencës, duke kërkuar energji të qëndrueshme dhe me çmim konkurrues.
Rafuna tha se debati për energjinë duhet të bazohet në ekonomi dhe siguri furnizimi, jo në politika apo emocione, dhe se gazi mund të jetë opsion për diversifikim të burimeve energjetike.
Ai shtoi se Kosova duhet të vazhdojë investimet në energji të ripërtëritshme, por edhe të ketë më shumë alternativa për furnizim më stabil dhe çmime më të ulëta.




