FC Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë.
Klubi njoftoi se me stërvitjen e paradites së sotme u mbyll faza përgatitore në këtë qendër stërvitore, pas disa ditësh pune intensive dhe përgatitjesh për sezonin e ri.
Pas përfundimit të kampit, skuadra ka nisur kthimin drejt Kosovës, ku do të vazhdojë fazën e ardhshme të përgatitjeve.




