Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2026, se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik i vendit.
Ajo theksoi se lufta e UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jashari janë themelet e lirisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje oficerëve të rinj që detyrën ta kryejnë me ndershmëri, integritet dhe profesionalizëm.
Haxhiu vlerësoi se FSK-ja po zhvillon kapacitete sipas standardeve euroatlantike dhe se oficerët e rinj do të kenë rol të rëndësishëm në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.




