Policia Rajonale në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 aksidente trafiku, 2 me lëndime dhe 2 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 284 gjoba për kundërvajtje, përfshirë tejkalim shpejtësie, parkim të parregullt, qarkullim me regjistrim të skaduar, mosrespektim të shenjave të komunikacionit, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, drejtim pa patentë shofer dhe shkelje të tjera.
Si rezultat i shkeljeve të rënda, janë konfiskuar 4 automjete, 6 skuterë/motoçikleta dhe 3 patentë shoferë.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.





