Avokati Arianit Koci ka kritikuar ashpër zgjatjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar të papranueshme kohëzgjatjen prej gjashtë vitesh.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Arianit Koci tha se problemi kryesor nuk është vetë shtyrja e seancave, por fakti që procesi po zgjat për një periudhë shumë të gjatë.
“Unë nuk kam qejf me spekulu, gjykata i ka thënë arsyet, shumë keq është që po zgjat kaq shumë… problemi është që gjashtë vjet,” u shpreh ai.
Koci e krahasoi këtë proces me gjykime historike ndërkombëtare si Gjykata e Nurembergut, duke theksuar se ato përfunduan brenda rreth dy vitesh.
Ai shtoi se nuk dëshiron të spekulojë për rezultatin e procesit, por shprehu besimin e tij se të akuzuarit do të lirohen.




