Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka kërkuar ndalimin e përdorimit të vajit të palmës në fabrikat e qumështit, duke e cilësuar si të dëmshëm për cilësinë e produkteve dhe prodhimin vendor.
Sipas tyre, përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur ka ndikuar negativisht në tregun e qumështit në vend, duke rritur edhe kostot për fermerët.
Ata u kanë bërë thirrje institucioneve që të forcojnë kontrollet në fabrikat e qumështit dhe të sigurojnë standarde më të rrepta të prodhimit.




