Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një intervistë për EURO n’T7 ka folur për projektet energjetike, përfshirë gazin amerikan dhe projektin e anuluar në vitin 2021.
Ajo tha se në atë kohë Kosova kishte zgjedhur projektin e baterive pasi ishte më i shpejtë dhe më i lehtë për t’u realizuar, ndërsa vonesat në projektin e gazit, sipas saj, lidhen me ndryshime në administratën amerikane.
Rizvanolli theksoi se projekti aktual i gazit nuk është i kësaj dekade dhe mund të realizohet vetëm nga viti 2030 e tutje, duke shtuar se kush propozon centrale me gaz duhet të jetë transparent për koston dhe financimin.
Ajo gjithashtu sqaroi se projekti i vitit 2021 nuk ka qenë i specifikuar si “gaz amerikan” dhe pjesa më e madhe e financimit nuk do të vinte nga grante, por nga kredi dhe investime vendore.




